Vlora 4 ditë pa ujë, mbërrijnë në Rinas pajisjet nga Turqia

Kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas pajisjet nga Turqia, të cilat do të shërbejnë për rregullimin e defektit me ujin e pijshëm në qytetin e Vlorë. Pajisjet e nevojshme për riparimin e defektit kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit nga Turqia, ndërsa pritet që të transportohen drejt Vlorës për të nisur ndërhyrjen teknike. … Read more

Vlora pa ujë, Rama: Në 2009-10 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar nga qytetarët e Vlorës dje dhe sot pas disa ditësh pa ujë. Rama ka publikuar pamje nga transportimi i pajisjeve të nevojshme të nisura nga Stambolli që do të shërbejnë për të rikuperuar dëmin e ndodhur në tubacionin kryesor që furnizon me ujë qytetin. Në reagim, … Read more

Vlora pa ujë, protestuesit vezë dhe letra higjenike drejt Bashkisë

Protestuesit në Vlorë kanë hedhur vezë dhe letra higjenike drejt Bashkisë, ndërsa kërkojnë furnizim me ujë të pijshëm, që është ndërprerë prej pesë ditësh. Pasi tentua të hynin në godinën e Bashkisë por nuk arritën, banorët me shishe në duar janë drejtuar nga rruga kryesore, të cilët kanë paralajmëruar se do ta bllokojnë. Protestuesit kanë … Read more

Vlora 4 ditë pa ujë, banorët në protestë, tentojnë të futen në Bashki

Qytetarët e Vlorës janë dyndur sot në dyert e Bashkisë së Vlorës duke protestuar pasi prej 4 ditësh qyteti nuk furnizohet me ujë. Në sheshin përpara bashkisë shihet një numër i konsiderueshëm qytetarësh, të cilët po përplasen me policinë duke tentuar të futen në ambientet e brendshme të bashkisë. Në drejtim të efektivëve të policisë, … Read more

Vlora, sinjale ’97-te tashmë kundër Ramës

Vlora dha sinjale mbrëmë se mund të përsërisë sërish ‘97-ën si formë reagimi popullor, ahere kundër Berishës e tani kundër Ramës. Një masë e madhe banorësh u dyndën te teatri “Petro Marko” me thirrje kundër qeverisë, pasi prej tre ditësh, qyteti i kryeministri është pa ujë. Te “Petro Marko” po bëhej gati një shfaqje gala, … Read more

Dëmtohet tubacioni kryesor, Vlora prej 3 ditësh pa ujë

Dëmtimi i rëndë në tubacionin kryesor 1000 mm ka lënë Vlorën pa furnizim me ujë prej tre ditësh, duke e bërë situatën tepër të vështirë për qytetarët. Prova e kryer një ditë më parë nuk ka dhënë rezultat dhe aktualisht po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje alternative, me synimin që furnizimi të rikthehet gjatë … Read more