Durrës/ Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari! Nis hetimi për katër të tjerë
Pronari i një lokali në Durrës është arrestuar pasi organizonte lojëra fati në këtë subjekt. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohen 4 persona pasi u kapën duke vendosur baste sportive. Gjatë kontrollit të kryer në lokalin në lagjen nr. 13 Plazh, blutë sekuestruan 5 celularë edhe një sasi kanabisi.