Iu prishi shtëpinë për pallat, por ndërtoi karburant! “Vetting” zbulon mashtrimin në Vlorë, ndërtuesi shiti tokën e familjes Musaj tek kompania “OLSI” sh.p.k.

Fatkeqësisht, vendimi i Gjykatës së Lartë do të dilte shumë vonë pasi ishte prishur shtëpia e familjes Musaj. Për “Vetting”, Mjaftime Musaj tregon se iu drejtuan prokurorisë dhe në vendin ku kishin banesën filloi të ndërtohej një karburant. Por prokurori i çështjes do të zgjaste për shumë vite hetimet dhe para se të lidhte marrëveshjen … Read more

Mashtroi personin që i shiti makinën, se do t’ia transferonte pagesën nëpërmjet bankës dhe u zhduk, arrestohet 28-vjeçari

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka mashtruar një 37-vjeçar. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu mashtroi 37-vjeçari që i shiti automjetin, se do t’ia transferonte pagesën nëpërmjet bankës, vihet në pranga 28-vjeçari. Nga hetimet dyshohet se 37-vjeçar i ka dhënë me mirëbesim, automjetin, shtetasit K. … Read more

Vodhi automjetin dhe e shiti për skrap, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ditën e djeshme kishte vjedhur një automjet në rrugën “Niko Avrami” po në kryeqytet me qëllim shitjen për skrap. Pas marrjes së njoftimit të ditës së djeshme se një automjet në pronësi të E. A., ishte vjedhur në Tiranë, policia nisi menjëherë hetimet dhe vendosi në pranga Armando … Read more

Berisha: Edi Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut! Karteli i Troplinëve shiti aksionet, ndërsa Dumani mbante mandatin e arrestit në xhep

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përdorimin e lejeve të ndërtimit si mjet për blerje votash në zgjedhjet e 11 majit 2025, të cilat ai i cilësoi si një “farsë elektorale kriminale dhe antikushtetuese”. Në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha tha se … Read more

Dy të arrestuar për mashtrime me pasuri të paluajtshme, 48-vjeçari u vu në pranga pasi shiti dy herë një apartament

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për mashtrime me apartamente, ndërsa një notere është shpallur në kërkim, si pjesë e operacionit policor të koduar “Apartamentet”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare. Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Apartamentet”. Gjatë 24 orëve, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vë … Read more

Shiti automjetet që mori me qira, arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 2 vite burg për mashtrim

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit. Uniformat blu bëjnë me dije se 40-vjeçari me iniciale M.Z akuzohet se ka shitur automjetet që mori me qira në bashkëpunim me dy persona të tjerë. Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar … Read more