“Projekti për “Asllan Rusin”, marifet socialist”- Jorida Tabaku: Korporata e Investimeve Shqiptare, porta e pasme e pushtetit për pasurimin me pronat publike

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas lajmit se Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do të shembet për t’i lënë vend një godine të re. Në një postim në rrjetet sociale, ajo e ka cilësuar projektin si një tjetër mashtrim të qeverisë socialiste për të fshehur pas fasadës “europiane” abuzimin me pronat publike … Read more

“Nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitet”/ Tabaku: Përgjigjia që pushteti po u jep minatorëve është vetëm dhuna policore

“Minatorët e Spaçit kanë ditë që protestojnë për kushte dinjitoze dhe respekt për punën e tyre. Kërkesat e tyre janë minimale, legjitime dhe brenda çdo standardi të marrëdhënies punëdhënës–punëmarrës. Fatkeqësisht, përgjigjja e pushtetit është dhuna policore ndaj minatorëve që kërkojnë të drejtat e tyre. Ky trajtim është i turpshëm dhe i papranueshëm! Vitin e shkuar, … Read more

Tabaku: Taksa korrupsionit 30%. E paguan kushdo! Nga bujku tek familjet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se ka penguar debatin publik në Kuvend për shkak të frikës së zbulimit të korrupsion dhe abuzimeve me fondet e Bashkimit Europian të destinuara për bujqësinë shqiptare, duke dëmtuar drejtpërdrejt fermerët dhe ekonominë rurale. Në një video postuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku tha se … Read more

Tabaku: Çfarë mund të bëjë një pensionist me 15 lekë në ditë, tallje me dinjitetin e të moshuarve

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka ngritur sot shqetësimin për situatën e pensionistëve në Shqipëri, duke e cilësuar skemën aktuale të pensioneve si “piramidale” dhe të dështuar. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se Tetori është muaji i pensionistëve, por për 750 mijë qytetarë që jetojnë me pensione të ulëta, ky muaj … Read more

Debate në Konferencën e Kryetarëve! Tabaku: Po shkelni rregulloren që keni miratuar vetë. Gjekmarkaj: Trembeni nga transparenca

Debate të ashpra në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend, ku opozita akuzon mazhorancën për shkelje të rregullores dhe mungesë transparence. Jorida Tabaku kritikoi kalimin e raporteve në komisione të papërshtatshme, duke theksuar se mazhoranca po shkel rregulloren, që vetë ka miratuar. Agron Gjekmarkaj akuzoi PS se po manipulon të vërtetën dhe po i shmanget llogaridhënies … Read more

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Tabaku: Po shkelni rregulloren që miratuat vetë! Gjekmarkaj: Keni ndërtuar një realitet fals, i trembeni përgjegjësisë

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve në Kuvend është shoqëruar me debate të forta mes palëve. Opozita ka akuzuar mazhorancën se po shkelte rregulloret që kishte miratuar vetë, duke iu trembur përgjegjësisë dhe transparencës. Në fillim ishte kryetari i grupit te PD, Gazment Bardhi se tha se duhet të kaloheshin në diskutim dhe merreshin parasysh 3 kërkesat … Read more