Rama: Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike. Simbol i historisë dhe zhvillimit të zonës!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ura e Dragotit, të cilën e vlerëson si një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa. Gjithashtu nënvizon se është një simbol i rëndësishëm i historisë dhe zhvillimit të zonës, teksa me strukturën e saj karakteristike dhe elegancën arkitektonike “Ura e Dragotit – një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa e … Read more

Studimi: Ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit të jashtëm lidhet me rritjen e rrezikut të zhvillimit të kësaj sëmundjeje

Një analizë e studimeve që përfshijnë të dhëna nga pothuajse 30 milionë njerëz ka nxjerrë në pah rolin që ndotja e ajrit, përfshirë atë që vjen nga emetimet e shkarkimeve të makinave, luan në rritjen e rrezikut të demencës. Demenca si sëmundja e Alzheimerit vlerësohet se prekin më shumë se 57.4 milionë njerëz në mbarë … Read more

Presidenti Begaj në Konferencën Ndërkombëtare të OKB-së për Financimin e Zhvillimit: Shqipëria mbështet një sistem financiar global më gjithëpërfshirës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (FFD4), e cila po zhvillohet në Sevilja të Spanjës, me pjesëmarrjen e liderëve nga mbarë bota. Në fjalën e mbajtur gjatë punimeve të konferencës, Presidenti Begaj theksoi angazhimin e Shqipërisë për zbatimin e … Read more

Rama ndan pamjet nga rruga Zgosht – Ura e Çerenecit: Lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, i jep ‘frymë’ zhvillimit lokal

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga segmenti rrugor Zgosht – Ura e Çerenecit tashmë i përfunduar. Kreu i qeverisë shkruan përmes një postimi në rrjete sociale se është një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rugore që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën dhe që do t’i japë ‘frymë’ zhvillimit lokal. “Mirëmëngjes dhe me pamjet … Read more

Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional! Manastirliu: U trajnuan mbi 10 mijë mësues

Sot (18 qershor) është përmbyllur faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve ku janë trajnuar më shumë se 10 mijë mësues. Ky program synon rritjen e kapaciteteve të mësuesve në fushat prioritare të arsimit: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Shkenca dhe Teknologji (STEM), si dhe në aftësi ndërdisiplinore. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, … Read more

Hodhën sende të forta në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi, arrestohet dy persona, 10 të tjerë nën hetim

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka nisur hetim për 10 të tjerë për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes  midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”, një ditë më parë. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciciale D. I., 31 vjeç, … Read more