“Reforma e ujit, masa kundër abuzimeve”, Rama: Kemi nga ata që abuzojnë për qëllime fitimi, do heqim depozitat mbi pallate

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama teksa prezantoi krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit, paralajmëroi reformë të thellë në menaxhim. Ai theksoi se në këtë sektor ka abuzues, që shpërdorojnë ujin për qëllime fitimi. Kjo shtoi ai nuk do të tolerohet. “Borxhet e akumuluara nga ndërmarrjet e administruar nga papërgjegjshmëria ekstreme ishin në shifrën 13.6 … Read more

“PD kërkon hetim të menjëhershëm të FA”- Ish-deputeti Balliu: Zjarret nxorën në pah se sa të papërgatitura janë! Situata, si rrjedhojë e abuzimeve dhe korrupsionit

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka deklaruar se zjarret në vend nxorrën në pah se Forcat e Armatosura janë të papërgatitura për përballimin e situatës. Balliu u shpreh se PD ka kërkuar hetim të menjëhershëm të FA, duke theksuar se “e gjitha si rrjedhojë e abuzimeve dhe korrupsionit, emërimeve nepotike që kanë degraduar standardin e Forcave të … Read more

‘Raportimet sensacionale’ shkaktojnë traumë të dyfishtë për viktimat e abuzimeve seksuale

Ndërsa rastet e abuzimeve seksuale të të miturve gjejnë gjithnjë e më shumë hapësirë në median shqiptare, ekspertë dhe studiues theksojnë se raportimet janë larg etikës profesionale dhe rrezikojnë të shkaktojnë traumë të dyfishtë te viktimat. Nga Nensi Bogdani Rastet e shumta të abuzimeve seksuale me të mitur janë kthyer në kryefjalën e lajmeve gjatë muajit … Read more

Agim Ismailaj u shkarkua nga detyra për shkak të abuzimeve në IKMT, Ervin Hoxha, kreu i ri i Mbrojtjes së Territorit lirohet nga funksioni i tij në drejtorinë e Shërimit të Provës!

Ervin Hoxha është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa disa ditë më parë u raportua se Hoxha do të merrte postin e kreut të IKMT-së, pas shkarkimit të Agim Ismailit. Shkarkimi i Agim Ismailajt ka si motivacion zyrtar, që lidhet … Read more

“Heqja e statusit, mund t’i hapte terren abuzimeve”- BIRN: Shoqëria civile fiton “betejën” ligjore kundër zvogëlimit të zonave të mbrojtura

Organizatat mjedisore dhe ato të ndihmës juridike arritën të mërkurën fitoren e parë në betejën ligjore kundër zvogëlimit të zonave të mbrojtura. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, 11 organizata mjedisore dhe ligjore në Shqipëri lajmëruan të mërkurën se në Gjykatën e Apelit u arrit kundërshtimi gjyqësor i dy vendimeve të Këshillit të Ministrave … Read more

Zbardhet dosja hetimore për Vangjush Dakon/ 18 milionë lekë dëm buxhetit të bashkisë Durrës! Ish-kryebashkiaku dhe zyrtarët e tjerë ishin në dijeni të abuzimeve

Panorama TV ka siguruar dosjen hetimore të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe zyrtarëve të tjerë, të cilët një ditë më parë u arrestuan me urdhër të SPAK. Ish-kryebashkiaku Dako është në hetim për dy çështje të ndryshme, për tenderin për mbushjen me rërë në plazhin e Currilave si edhe për ndërtimin e pallatit pa … Read more