Policë të plagosur nga protesta, ministrja e brendshme: Asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e dhunës

Nga vijimi i tubimit para Parlamentit, si pasojë e sulmit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, u dëmtuan edhe tetë punonjës policie, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta. Përgjatë gjithë tubimit, sipas informacioneve zyrtare, u dëmtuan në total tetë punonjës … Read more

Kuvendi aktual në detyrë deri më 8 korrik, ja kur do të mblidhet seanca e radhës! Çfarë parashikohet në agjendë

Zgjedhjet e 11 majit nxorën 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, por puna do të vijojë deri në korrik me përbërjen aktuale. Seanca e radhës pritet të zhvillohet gjatë javës së ardhshme dhe sipas kalendarit zyrtar, puna parlamentare do të vijojë deri më 8 korrik. Në këtë periudhë tranzitore, Kuvendi do të presë … Read more

Projektbuxheti i vitit 2025, Tabaku me kritika për qeverinë: Si do t’i rrisni pensionet kur informaliteti vijon?! Mungon një agjendë e qartë e reformave ekonomike

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin e saj për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, duke ngritur shqetësime për premtimin e qeverisë që të ardhurat nga taksa e Windfall, të mbledhura gjatë krizës së çmimeve të energjisë, do të shkojnë për rritjen e pensioneve. “Ku është mbledhur kjo taksë dhe për çfarë është … Read more

Lufta në Lindjen e Mesme, Macron: Do të shkoj në Izrael sapo të vlerësoj se kemi një agjendë të dobishme dhe veprime konkrete

Presidenti Emmanuel Macron nga Tirana, ka dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit dhe pengmarrjen e qytetarëve në zonën e luftës, ndërsa paralajmëroi dhe për një vizitë të mundshme në Tel Aviv. Macron u shpreh se Izraeli ka shkuar ministrja e Jashtme e Francës në Irzael dhe do të zhvillojë takim në të gjithë rajonin, ndërsa … Read more

“Ka bashkëpunuar me individë të sanksionuar si non grata”- Kryesia e PD përjashton Gazment Bardhin: Ka ndjekur agjendë personale

Kryesia e Partisë Demokratike ka përjashtuar nga partia Gazment Bardhin, me  arsyetimin se “ka bashkëpunuar me individë të sanksionuar si non grata, kundër PD”. Mësohet se Kryesia ka vendosur ditën e sotme përfundimin e anëtarësisë së Bardhit në këtë forcë politike. Vendimi është marrë mbrëmjen e sotme (9 tetor), raporton news24. Në argumentimin e bërë … Read more

Granti për integrimin e pakicave rome dhe egjiptiane, Veliaj: Nuk ka një agjendë të fshehtë! Para se të kërkojmë që të na përqafojë BE, të afrojmë të ndryshmit tanë

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, foli për grantin që Bashkimi Evropian ka ofruar për Shqipërinë në lidhje me Planin Vendor për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane. Veliaj e konsideroi projektin në fjalë, si një vullnet të mirë të BE-së, i cili duhet shfrytëzuar pa u ankuar. Ai sqaroi se në fakt, pas këtij … Read more