“Problemi i qeverisë janë PPP-të”- Meta nga Berati: Ne do të dyfishojmë pagat për personat me aftësi të kufizuara dhe për kujdestarët e tyre  

Ilir Meta në një takim me  strukturat e Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit ka shpalosur programin e tij për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara. Meta tha se do të luftojmë informalitetin për të rritur pensionet, ndërsa shtoi se do të ketë dyfishim pagash për personat me aftësi të kufizuara dhe ata … Read more

“Të konsolidojmë Paketën e Sigurisë në shkolla”- Ministri Balla nga Berati: Shqetësim, dhuna përmes formave online

  Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim në shkollën e Mesme Arristike “Ajet Xhindole” në Berat, ku u interesua rreth zbatimit të “paketës së sigurisë në shkolla” dhe rezultateve të arritura. Në bashkëbisedimin që pati me stafin drejtues të shkollës dhe një përfaqësi të nxënësve, ishin të pranishëm edhe drejtues të pushtetit vendor … Read more

Lëndë narkotike në automjet, arrestohen 3 shtetas në Berat

30 tetor Policia e Shtetit vijon megaoperacionin policor antidrogë të koduar “Tempulli”. Në Berat është goditur një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, teksa janë vënë në pranga 3 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, të cilët u kapën në flagrancë me lëndë narkotike në automjet. Gjithashtu janë sekuestruar 519 gramë lëndë narkotike cannabis … Read more

Demo: Punime rivitalizimi në Mbreshtan, nxitje ekoturizmit

26 tetor Në fshatin Mbreshtan në Berat kanë filluar punimet për rivitalizimin e mjediseve çlodhëse në këtë fshat, të cilat po mundësohen me mbështetjen financiare të kompanisë “Shell”. Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë fshat. “Projekti parashikon krijimin e një pedonaleje, në … Read more

Rama: Ura e Bilçës investim strategjik, zgjeron paketën turistike në Berat

25 tetor Në Berat ka nisur puna për ndërtimin e urës së Bilçës, një nga investimet strategjike më të rëndësishme në këtë qytet. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga puna për ndërtimin e kësaj ure. Rama tha se “ura është një investim strategjik që e kthen Bilçën në një lagje të qytetit … Read more

Demo: Ndriçim LED në shëtitoren “Osumi” në Berat

20 tetor Në aksin e shëtitores “Osumi” në Berat vijon puna për zbatimin e ndriçimit publik eficient. Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se “po vendosen linjat e reja, shtyllat dhe ndriçuesit me teknologjinë më të fundit LED, të cilat janë dhe dekorative për zonën historike”. “Investimi bën të mundur kursimin e energjisë … Read more