Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: 1. … Read more

“SPAK duhet ta hetojë më thellë këtë skandal”- Ervin Salianji reagon për vjedhjen e të dhënave: Pse ndërhyrjet në TIMS janë një histori mafioze! Cenuan rëndë sigurinë kombëtare

Ish-kreu i Komisionit Hetimor për TIMS, Ervin Salianji ka reaguar nga qelia pas dërgimit në gjyq nga Prokuroria e Tiranës të ish-drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, për ndërhyrje të pautorizuar në sistem. Demokrati, i cili ndodhet në burgun e Fierit, reagoi në një postim në rrjetet sociale duke u shprehur se ndërhyrja … Read more

Regjistrimi i pronave/ Nis saktësimi i të dhënave kadastrale, si do të zgjidhen rastet kur ka mospërputhje! Zbardhet marrëveshja që do të përshpejtojë procesin

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do nisë korrigjimin e pasaktësive të shumta që përmbajnë regjistrat e të dhënave, me qëllim saktësimin e të dhënave të regjistrimit në hartat kadastrale sipas kufijve në dokumentacionin e pronësisë dhe atyre faktikë në terren. Kjo, falë marrëveshjes së fundit me Shoqatën e Gjeodetëve. Në janar të vitit 2023, qeveria miratoi … Read more

Miratohet krijimi i bazës së të dhënave shtetërore! Ja se si do të ndahen

Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare”. Në vendimin e miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë parashikohet se institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” është Instituti i Statistikave. Të dhënat që përmban databaza … Read more

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, sanksionet deri në 10 milionë euro! Çfarë parashikon, ja risitë

Ligji i ri “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” përcakton rregullat për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të tyre, ndërkohë sanksionet për shkeljen e tij mund të shkojnë deri në 10 milionë euro. Përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë deri në dy miliardë lekë, ose në rastin … Read more

Mbrojta e të dhënave personale, hyn në fuqi ligji i ri! Dënime të ashpra në rast shkeljesh, ja cilat do të jenë risitë! Sanksionet deri në 10 milionë euro

VOLTIZA DURO/ Ligji i ri “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” është miratuar para pak ditësh dhe përcakton rregullat për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të tyre. Gjithashtu, ky ligj mbron të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale. … Read more