Opozita e Bashkuar dërgon draftin në Këshillin Politik për hapje të listave 100%
Opozita e Bashkuar ka bërë hapin e saj të rradhës. Forcat e bashkuara opozitare kanë dërguar në Këshillin Politik draftin për hapjen e vërtetë 100 përqind të listave. Opozita e Bashkuar po ashtu kërkon që koalicionet të ruhen ashtu siç janë në ligjin aktual. Opozita përsërit po ashtu kërkesën për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet.