I ftohti redukton minutazhin e “Foltores”, Berisha: Duke bllokuar drejtësinë, Rama po bën “grusht shteti”

Edhe këtë të hënë, Partia Demokratike dhe aleatët e saj u rikthyen në sheshin para Kryeministrisë për “foltore-protestën” e rradhës. Njësoj si herët e shkuara, por me minutazh të reduktuar edhe për shkak të kushteve meteorologjike, foltorja nisi me fjalime nga eksponentë të Opozitës, qytetarë ndërsa u mbyll me fjalën e kreut të PD, Sali … Read more

Tensione në Parlamentin e Izraelit, Trump shpall fundin e luftës në Gaza, deputetët mësyjnë drejt foltores

Presidenti i SHBA Donald Trump po mban fjalën e tij në Parlamentin izraelit. Trump u shpreh se arritja e marrëveshjes nuk shënon vetëm fundin e luftës dhe terrorit, por edhe nisjen e një periudhe shprese jo vetëm për Izraelin por për rajonin. Presidenti amerikan shtoi se 20 pengje janë kthyer sot në shtëpitë e tyre. … Read more

Përplasje në Kuvend/ Elisa Spiropali përjashton Flamur Nokën nga seanca: Nuk duroj dot as fyerje, as zaptim të foltores

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin demokrat Flamur Noka, pas një përplasjeje verbale gjatë diskutimeve në sallë. Noka akuzoi shumicën qeverisëse për korrupsion dhe abuzime me pronat dhe koncesionet, duke përmendur me emra dhe praktika që sipas tij “vjedhin Shqipërinë”. Kryetarja e Kuvendit ndërhyri duke i kërkuar Nokës të ndalonte, … Read more

VIDEO/ Tensione në Kuvend, deputeti i PD-së shkul mikrofonin e foltores gjatë fjalës së Ministrit

Seanca parlamentare është shoqëruar me tensione teksa në Kuvend mbante fjalën ministri Taulant Balla. Deputeti i Partisë Demokratike, Petrit Doda është afruar drejt foltores duke shkulur mikrofonin. Pavarësisht se foltorja e Kuvendit ishte e rrethuar nga Garda e Republikës, ligjvënësi demokrat arriti që të çajë kordonin dhe të shkulë mikrofonin. Tensionet në Kuvend nisën pasi kryeparlamentarja … Read more

Sali Berishës i fiket mikrofoni, deputetët e PD-së shkojnë drejt foltores! Elisa Spiropali: Mos e bllokoni, do të na detyroni të…

Në sallën e Kuvendit u krijuan tensione pasi kryeparlamentarja, Elisa Spiropali i fiku mikrofonin kreut të PD-së, Sali Berisha pasi i mbaroi koha e fjalës. “E ka mbaruar fjalën, ka mbaruar koha. Noka për çfarë po ngriheni? Mos bllokoni foltoren se do të na detyroni ta kthejmë në proces tjetër”, iu drejtua kryetarja e Kuvendit. … Read more

Tensione në kuvend!/ “Ulu në vend! Dëgjon apo jo?”- Felaj i ndërpret fjalën Hotit, Noka i afrohet foltores ku ndodhet Altin Dumani, ndërhyn Garda! Bardhi: Çfarë je ti që…

Një përplasje me tona të larta ka ndodhur gjatë seancës së sotme plenare, ku kreu i SPAK, Altin Dumani raporton mbi punën e Prokurorisë së Posaçme. Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj i ka ndërprerë fjalën deputetes së PD, Etilda Hoti, ç’ka ka shkaktuar pakënaqësi tek deputetët e opozitës. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka … Read more