“Nuk do të kisha bërë asgjë ndryshe në Gërdec edhe sot”- Zbardhet dëshmia e ish-zyrtarit të Ministrisë së Mbrojtjes: Ky ishte ekuacioni që përcaktonte çmimin

Gjatë seancës së sotme në SPAK për ish-ministrin, Fatmir Mediu në lidhje me ngjarjen e “Gërdecit” , ka dëshmua ish-shefi i sektorit të Drejtësisë Juridike dhe drejtor juridik në Ministrinë e Mbrojtjes, Rezart Tërshana. Shperthimi ne Gerdec Gazetarja  Klodiana Lala  ka siguruar dëshminë e plotë të Tërshanës, i cili në  cilësinë e anëtarit të komisionit … Read more

“Gërdec” nga zjarret në Greqi

Greqia përjetoi një “Gërdec” të vërtetë pasi zjarret kanë shkaktuar edhe shpërthimin e një depoje municionesh të forcave ajrore në Volos. Videot nga shpërthimi i fuqishëm janë bërë virale në internet, por fatmirësisht nuk ka pasur raportime për persona të lënduar. Mediat greke raportojnë se shpërthimi mund të kishte shkaktuar dëme kolosale, pasi në një … Read more

Fatmir Mediu heq dorë nga gjykimi i shkurtuar, avokatët: Kemi indicie për zjarrëvënie të qëllimshme në Gërdec

Ashtu siç ishte përcaktuar, ditën e sotme u zhvillua procesi gjyqësor për çështjen ‘Gërdeci’, ndaj ish ministrit Fatmir Mediu. Në sallën e gjyqit u thirrën si palë në proces familjaret e viktimave dhe të dëmtuarit. Gjithashtu sipas burimeve , bëhet me dije se ish-ministri Fatmir Mediu ka kërkuar që të heqë dorë nga gjykimi i … Read more

Gërdec/ Familjarët homazhe për të afërmit e humbur nga shpërthimi 15 vite më parë

  Familjarë të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, zhvilluan edhe sot homazhe në vendin ku 15 vite më parë, shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, I mori jetën 26 personave, e la të plagosur shumë të tjerë. Gazetari i ABC News, Arlind Isa ndoqi nga afër homazhet e familjarëve të cilët ende kërkojnë drejtësi … Read more

Gazment Bardhi i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Sali Berishës: Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet…

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali berisha, pas deklaratave të bëra nga ky i fundit ditën e sotme në seancën plenare në Kuvend. Me anë të një reagimi në Twitter, Bardhi shkruan se Berisha para se të lëshoja akuza më parë duhet të shkojë tek shtëpia e baxhanakut për ngushëllim, i … Read more

Fatmir Mediu në konferencë shtypi: Nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec

Një ditë pas dorëzimit të rekursit në Gjykatën e Lartë për çështjen “Gërdeci”, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dalë në një konferencë për mediat, për të sqaruar se kërkesa për rigjykim nuk sjell asnjë dobi. “Dua të them se janë akte juridike në kundërshtim të plotë me Kodin Penal dhe se kërkesa për rigjykim … Read more