Tjetërsimi i pronës 7500 metër katrorë, arrestohet ish-kryekomunari i Bërxullës dhe 3 të tjerë! Toka u ble nga kompania në pronësi të nipit të ish-deputetit Sadri Abazi

Policia ka arrestuar ish-kryekomunarin e Bërxullës, Ymer Marku dhe 3 persona të tjerë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Përveç Ymer Markut, në pranga kanë ranë edhe dy zyrtarët e tjerë Kujtim Balliu e Agim Loci, si edhe shtetasi Kujtim Allmeta pasi akuzohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin përfituan pronën nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. “Ekzekutohet masa … Read more

Emrat/ Përfituan 7500 metër katrorë tokë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe e shitën për 100 mln lekë, kërkohet arrestimi i 3 ish-kryekomunarit të Bërxullës dhe 3 personave të tjerë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e 3 ish-zyrtarëve të Komunës Bërxullë, Ymer Markun, Kujtim Balliun, Agim Locin, si edhe shtetasin Kujtim Allmeta pasi akuzohet se përfituan 7500 metër katrorë tokë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Gjithashtu është kërkuar sekuestrimi i tokës i llojit “Arrë” pas dyshohet se është përfituar në mënyrë të paligjshme dhe më pas iu është shitur shoqërisë … Read more

Tjetërsuan dokumentet e mijëra katrorë tokë, policia aksion në Kadastrën e Durrësit! Arrestohen 5 persona, mes tyre ish drejtori

Policia ka zhvilluar një aksion në Kadastrën e Durrësit me urdhër të Prokurorisë ku janë arrestuar 5 persona, mes tyre ish-drejtori i institucionit pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e 151 mijë metra katror tokë, në lagjen nr. 15 të qytetit. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 2 persona, si edhe është caktuar masa e … Read more

“E bëri burrin investitor strategjik dhe grabiti 10 mijë metra katrorë prona”- Bardhi për mandatin e Xhaçkës: Duhej t’i ishte hequr një vit më parë, po injorohet Kushtetuta

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një takim me demokratët në Kavajë, është shprehur se mazhoranca po injoron Kushtetutën, duke mos lejuar që t’i hiqet mandati i deputetes Olta Xhaçka. Sipas Bardhit, ish-ministres së Jashtme duhej t’i ishte hequr mandatin një vit më parë pasi ka bërë bashkëshortin e saj investitor strategjik … Read more

“Kemi nevojë për profesionistë”- Rama ironizon: Për shumë vite do të jemi vendi me numrin më të madh të juristëve për kilometër katrorë në botë

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se tregu ka kërkesa të larta për profesionistë dhe zanatçinj, duke shtuar se duhen thelluar reformat në arsimin profesional. Kreu i qeverisë ironizoi duke u shprehur se Shqipëria, për shumë vite, do të jetë vendi me numrin më të madh të juristëve për kilometër katrorë në botë. “Për … Read more

Belgjikë, prindërit mbyllin për disa muaj 9-vjeçarin në hapësirën prej dy metrash katrorë, detaje nga trajtimi çnjerëzor

Një djalë 9-vjeçar, u mbajt i mbyllur në një dhomë të errët me një hapësirë prej dy metrash katrorë, ndoshta prej muajsh, nga prindërit e tij. Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Charleroi, në Belgjikë. Sipas prokurorëve, fëmija mund të ketë qenë i mbyllur për javë, ndoshta edhe muaj. Autorë të trajtimit çnjerëzor të … Read more