“Një biznesmeni iu gjetën mbi 200 mijë euro”- Kontrollet me urdhër të SPAK në Elbasan, gazetarja Klodiana Lala: U sekuestrua telefoni i një zyrtari të bashkisë, dyshime se bleu vota për kandidatin e PS

Gazetarja Klodiana Lala:  Bëhet me dije se prokurorja e posaçme Dorina Bejko ka urdhëruar 4 urdhra kontrolli, ndaj personave që dyshohen të jenë të përfshirë në korrupsion zgjedhor duke blerë vota në favor të PS-së. Mes tyre një zyrtari pranë bashkisë së Elbasanit i është sekuestruar celulari. Ai dyshohet si i përfshirë në blerje votash … Read more

Vendimi për Ervin Salianjin, Klodiana Lala: Gjykata mund të aplikonte masa tjera alternative! Në vend të burgut, ish-deputeti mund të shërbente në bibliotekë!

Gazetarja Klodiana Lala, foli sot në emisionin “Open” në News 24 për vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila caktoi lënien në burg të Ervin Salianjit, duke rrëzuar në këtë mënyrë rekursin e Salianjit kundër dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Lala tha se Gjykatat mund të aplikonte … Read more

Klodiana Lala tregon arsyen se pse avokati amerikan nuk u pranua të merrte pjesë në seancën ndaj Erion Veliajt në Apelin e GJKKO

Joshua Roberts është avokati amerikan i cili nuk u pranua të merrte pjesë sot në seancën ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në Apelin e GJKKO. Avokati amerikan kërkoi që të merrte pjesë në seancë në rolin e vëzhguesit, por kërkesa e tij u refuzua. Lidhur me këtë çështje, gazetarja Klodiana Lala, tha sot në … Read more

Klodiana Lala jep detaje nga seanca ndaj Erion Veliajt në Apelin e GJKKO, cilat janë provat e reja që rëndojnë pozitën e kryebashkiakut?

Gazetarja Klodiana Lala ndan detaje nga seanca që u mbajt sot në Apelin e GJKKO lidhur me hetimet ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, e cila u shty për nesër. E ftuar në emisionin “Open” në News 24,  Klodiana Lala tha se të dhënat e reja që SPAK disponon kanë të bëjnë me kontrata … Read more

Prokurorët e SPAK paraqitën prova të reja kundër Erion Veliaj, Klodiana Lala: Pozita e kryebashkiakut mund të rëndohet

Vendimi i Apelit të Posaçëm për Erion Veliajn u shty për nesër (12 mars) pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me provat e reja të paraqitura kundër kryebashkiakut të Tiranës nga prokurorët e çështjes së tij, Ols Dado dhe Altin Dumani. Sipas gazetares Klodiana Lala, pozitat e Veliajt, i cili kërkon lirinë, mund të … Read more

“U arrestua në banesë, s’bëri rezistencë”- Prangosja e Safet Bajrit, gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet: Akuzohet se vrau Fatbardh Licin në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin

Detaje të reja dalin nga arrestimi i Safet Bajrit me urdhër të SPAK, pasi dyshohet për ekzekutimin e Fatbardh Licit në vitin 2018, në bashkëpunim me kushëririn e tij Behar Bajri dhe krahun e djathtë, Asmer Bilali. Gazetarja Klodiana Lala tregoi se Safet Bajri u arrestua në banesën e tij nga RENEA dhe nuk ka bërë … Read more