Karburant, biznese, troje, banesa…/ Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në emër të ish kryekomunarit të Lazaratit

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, u konfiskuan tre milionë euro pasuri të shtetasit Dasho Aliko, i cili nga hetimet rezultoi se nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive. Kujtojmë se, Aliko është anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike në Gjirokastër. Ndërsa më parë … Read more

Gjykata e Lartë jep 3 shekuj burg për “grupin e zjarrit” të Lazaratit! Albion Aliko dhe Bajram Boçi u lanë në burg përjetë për sulmin ndaj RENEA-s në vitin 2015

Gjykata e Lartë ka dhënë vendim në lidhje me pjesëtarët e skuadrës së zjarrit në Lazarat, akt i ndodhur një dekadë më parë. Dosja e grupit që qëlluan me armë kundër forcave speciale do të përfundonte në këtë shkallë gjykimi pasi të pandehurit të dënuar bënë rekurs për shkak të masave të rënda të dënimit … Read more

Tentoi të vriste një polic në aksionin e Lazaratit/ Arrestohet 38-vjeçari, kapet me drogë dhe armë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bypass”, për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.     Gjatë operacionit, në Bypass-in e Fierit, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Florjan Shurdhi, 38 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, me precedent të mëparshëm për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e … Read more

Legalizimi i kanabisit/ Banorët e Lazaratit: Gjithë Shqipëria ha hashashin, djemtë e fshatit hanë burgun, Tahiri me kokainë dhe heroinë…

Një prej banoreve të Lazaratit: Nuk dua të flas për këto gjëra. Gjithë Shqipëria ha kanabisin, djemtë e Lazaratit hanë burgun. Tjetër banor: Unë mendoj se nuk duhet të legalizohet, sepse do ketë më shumë abuzime. Unë vetë nuk jam dakord të legalizohet. E drejta do u jepet vetëm njerëzve të fuqishëm në Shqipëri. Nuk … Read more

Lufta në PD fut sherrin në familje, Dasho Aliko i Lazaratit sulmon nipin Roland Bejko: E rrita kur mbeti jetim

Dasho Aliko ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, për incidentin që ndodhi në selinë e PD në Gjirokastër, ku u thye brava. Aliko tha se grupi Basha ka brenda njerëz mosmirënjohës, duke filluar nga Roland Bejko, të cilin ai e ka nip, por sot duket se janë armiqësuar dhe mbështesin kampe të ndryshme. “Unë e … Read more

Përroi i Sopotit del nga shtrati/ Gjirokastër, bllokohet lëvizja e mjeteve drejt Lazaratit

Reshjet e shiut që kanë përfshire Gjirokastrën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme.   Përroi i Sopotit në Lazarat ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve të shumta. Kalimi i automjeteve në anën tjetër të rrugës drejt fshatit Lazarat është bërë i pamundur.   Prurjet e përroit të Sopotit kanë shkaktuar edhe erozion, … Read more