Përfshihet nga flakët bar lulishtja “Butrinti” në Sarandë, ende nuk dihen shkaqet
Lokali i njohur bar lulishtja “Butrinti” në qendër të Sarandës është përfshirë nga flakët paraditen e sotme (5 prill). Flakët kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri. “”