‘Korridori VIII’/ Ministeriali, Spiropali: Aset strategjik për ndërlidhjen e sigurinë europiane, Shqipëria, një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti

“Korridori VIII nuk është thjesht një investim. Ai është një domosdoshmëri strategjike”. Kështu deklaroi nga Ministeriali për Korridorin e VIII që po mbahet sot në Tiranë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali. Spiropali mbajti fjalën e saj në nisje të sesionit qendror me praninë e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit për Punët e Jashtme … Read more

Zhvillohet sot në Tiranë Ministeriali i Korridorit VIII, në fokus zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi rajonal

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë do të mirëpresë sot Ministerialin e Korridorit VIII, me fokus avancimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal. Sesioni ministror nis në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave dhe do të drejtohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali. … Read more

Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore! Igli Hasani: Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të mbrojtur qytetarët! Irani të ndalë aktivitetet bërthamore

Ministri Igli Hasani mbajti sot fjalën hapëse në Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).Gjatë fjalës së tij ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme u ndal të konflikti në Lindjen e Mesme. Hasani tha se Shqipëria mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e saj nga kërcënimet, ndërsa i bëri … Read more

Ministeriali i SEECP në Tiranë/ Policia publikon planin e masave! Ja rrugët ku do të ketë kufizime dhe bllokime të qarkullimit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar masa të posaçme sigurie dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit rrugor nesër (më 16 qershor), me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që pritet të mirëpresë delegacione të nivelit të lartë të kryesuara nga Presidentë të vendeve anëtare. Në kuadër të … Read more

Të hënën në Tiranë Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore, Rama: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Shqipëria do mikpritës të hënën më 16 qershor Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP). Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson rëndësinë e këtij eventi për pozicionin e Shqipërisë. Kreu i qeverisë shkruan ndër të tjera se vendi ynë është i … Read more

Ministeriali i Procesit të Berlinit, Gonxhja: Shqipëria në qendër të Ekonomisë Kreative në Ballkanin Perëndimor! Raundi i parë i fondeve nis menjëherë, i dyti zyrtarizohet në tetor

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë sot në takimin e Ministerialit të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë Kreative, që u mbajt në Kotor, të Malit të Zi, ku u shpall Paketa e Përkrahjes për Ekonominë Kreative. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri bën me dije se … Read more