Debate në seancën paraprake të Veliajt, avokatja e caktuar kryesisht kërkon kohë për t’u njohur me aktet e dosjes! Kryebashkiaku kërkon përjashtimin e saj

Seanca paraprake gjyqësore për çështjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar me debate. Gjatë seancës, avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku, ka kërkuar sërish kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, duke argumentuar se nuk ka pasur mundësi të plotë për shqyrtimin e materialeve proceduriale. Nga ana tjetër, avokati i … Read more

“Shqipëria rrezikon përjashtimin nga Traktati i Energjisë”, reagon MIE: Sajim i pastër mediatik, nuk ka asnjë vendim

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë reagon pas disa shkrimeve në media dhe deklaratës së deputetit të PD-së, Eno Bozdo, sipas të cilave, Shqipëria ka marrë një paralajmërim zyrtar nga Komuniteti i Energjisë për përjashtim nga Traktati, për shkak të dështimit në përafrimin e legjislacionit me BE-në, mungesës së reformave dhe mosraportimit për dy vite radhazi. … Read more

PS kërkoi përjashtimin e 29 deputeteve, por u ndëshkuan vetëm 6, Manja: Ja pse u tërhoqëm

Partia Socialiste kishte kërkuar përjashtimin e 29 deputetëve të Partisë Demokratike, për shkak të tensionit dhe kaosit në seancën e fundit parlamentare. Për në mbledhjen e sotme të Sekretariatit të Etikës, PS u tërhoq për 26 deputetë, mes tyre edhe për Berishën dhe Bardhin, të cilët nuk u përjashtuan. PS mori vendimin që të përjashtojë … Read more

Kaosi në Kuvend, PS “zbutet” dhe tërhiqet nga kërkesa për përjashtimin e 19 deputetëve opozitarë

Partia Socialiste është tërhequr dhe ka kërkuar masë ndëshkimore vetëm për 10 deputetë nga 29 që kërkonte në fillim për kaosin dhe tensionet gjatë seancës së kaluar parlamentare. Ulsi Manja ka propozuar që për 19 deputetët, për të cilin u kërkua 10 ditë përjashtim nga seanca plenare dhe komisionet parlamentare, të mos merret masë ndëshkimore. … Read more

Grupi i PS kërkoi përjashtimin e tyre deri në dy muaj pas kaosit në Kuvend, deputetë të PD-së mbërrijnë në Komisionin e Etikës

Deputetë të PD-së kanë mbërritur në Komisionin e Etikës pas kërkesës së Grupit të Partisë Socialiste për përjashtimin e tyre deri në 2 muaj nga Parlamenti, pas kaosit të krijuar seancën e djeshme (18 Dhjetor) në sallën e Kuvendit. Mes deputetëve demokratë të mbërritur në Komisionin e Etikës janë Klevis Balliu, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, … Read more

Etika rrëzon kërkesën e PD, kërkuan përjashtimin e Balles me 30 ditë nga Kuvendi

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën rrëzoi kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për marrje mase disiplinore ndaj kreut të grupit parlamentar të mazhorancës, Taulant Balla. Partia Demokratike dorëzoi tre ditë më parë kërkesën për përjashtimin me 30 ditë të Taulant Ballës, me pretendimin se ka përdorur gjuhë joparlamentare ndaj opozitës. Kërkesa për përjashtim … Read more