“Opozita u kthye te epoka e Astirit”/ Tur mirënjohjeje me të rinjtë socialistë, Veliaj: Këta rrëmbejnë jetë njerëzish

Erion Veliaj nisi një tur mirënjohjeje për anëtarët socialistë, nga ku komentoi protestat e dhunshme të opozitës. “Sot s’ka kontrast më të madh. Ndërkohë dëgjon ata që dogjën goma në parlament, përpara bashkisë, u rikthye prapë epoka e Astirit. Ti mendon se pasi rrihen në zgjedhje do të ndryshojnë taktikë. Por JO! Dinë vetëm një … Read more

PS çoi në Kuvend emrat e deputetëve për komisionet “Xhafaj” dhe “Braçe”, reagon Açka: Vendi bosh do t’i takojë ndonjë dashi, deleje a deledashi të opozitës

Deputetja demokrate, Flutura Açka ka reaguar pasi në rendin e ditës së Parlamentit është futur projektvendimi i mazhorancës ku përcaktohen emrat e anëtarëve të strukturës së posaçme dhe kryetari i saj. Demokratët refuzojnë të çojnë emrat e tyre, por për këtë kanë menduar koleget e tyre të majtë duke caktuar emrat e opozitarëve në këtë … Read more

Dilemat e marrëveshjes së opozitës me qeverinë, Hasimja: Mungon transparenca, dyshimet mbi dakordësimin

Politologu Ermal Hasimja në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus me gazetarin, Aleksandër Furrxhi, komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend. Pajtimi i jetës parlamentare është një fakt që shumë vëzhgues e përshëndesin. Megjithatë, ka edhe shumë teori konspirative se cili ka qenë çelësi që e hapi këtë portë, portën e paqes politike. … Read more

Përfundon pas 4 orësh Asambleja e PS-së, Klosi: Më 12 maj, zgjedhje të brendshme në parti

Ka zgjatur rreth 4 orë Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u zhvillua në ambientet e “Hotel Melia” në Gjirin e Lalëzit. Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka folur për mediet pas përfundimit të mbledhjes. Ai tha se procesi i rienergjizimit të PS-së ishte një përgjigje jo vetëm për ata të cilët komentojnë … Read more

Anëtarësimet e reja në Kamzë, Veliaj: “Më të mirët shkojnë te më të mirët; Kamza, shembull i transformimit rrënjësor!”

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj vijoi turin e anëtarësimeve të reja në Kamzë, e cila sipas tij, është  kthyer në standard model për bashkitë e tjera. Veliaj nënvizoi rëndësinë që ka shtimi i anëtarëve të rinj në Partinë Socialiste, por ajo që vlen më shumë, sipas tij është cilësia … Read more

Reforma Zgjedhore, zbardhen propozimet e ekspertëve të PS

Ka përfunduar pas 6 orësh tryeza e diskutimeve mes ekspertëve të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuesve të OSBE/ODHIR. Gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema, ka mësuar se pas 6 orë diskutimesh dy ekspertët e Partisë Socialiste Eridian Salianji dhe Viktor Gumi, kanë paraqitur disa propozime për Reformën Zgjedhore. Burime për gazetaren Enkelejda Mema bëjnë me dije … Read more