Zhvillohet ceremonia e sesionit XII plenar të Asamblesë Parlamentare! Elisa Spiropali: Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë drejt BE-së

Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali mbajti sot një fjalim nga foltorja e Kuvendit, ku po zhvillohet ceremonia e sesionit XII plenar të Asamblesë Parlamentare të procesit të bashkëpunimit të Europës Juglindore  (SEECP PA), në kuadër të presidencës shqiptare. Spiropali tha se Shqipëria po e përmbyll me sukses kryesimin e këtij procesi gjatë periudhës 2024-2025, teksa … Read more

Nisin punimet e sesionit të tetë parlamentar, Spiropali: Vota e diasporës një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mbajti sot fjalën ne foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, ku po mbahet seanca që shënon nisjen e punimeve të sesionit të tetë parlamentar dhe të fundit i legjislaturës së 10 të Kuvendit. Gatë fjalës së saj, Spiropali u ndal te zgjedhjet që do të mbahen më 11 maj dhe te … Read more

Zgjedhjet e 11 majit dhe nisja e sesionit të ri parlamentar, Elisa Spiropali takim me Bajram Begajn në Presidencë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali është takuar me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj në Presidencë. Mësohet se në fokus të takimit është situata parazgjedhore e 11 majit, por njëkohësisht edhe nisja e sesionit të ri parlamentar. Kujtojmë që nga zgjedhjet e 11 majit na ndajnë edhe 4 muaj, ku partite politike jane angazhuar edhe per … Read more

“Mungesa juaj e kontrollit ka sjellë vjeljen e tolerancës tonë”- Çelja e sesionit të ri parlamentar, Spiropali i drejtohet opozitës: Një qasje tjetër në ballafaqimin tonë do të…

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në fjalimin përshëndetës në çeljen sesionit të ri parlamentar, i është drejtuar opozitës, duke thënë se “mungesa juaj e kontrollit ka sjellë bjerrjen e tolerancës tonë”, ndërsa theksoi se rast pas rasti, të dyja bashkë kanë shkaktuar cenim të cilësisë së parlamentit. Spiropali gjithashtu u shpreh se qasja tjetër në … Read more

Nisja e sesionit të ri parlamentar/ Mesazhi i Presidentit Begaj për deputetët: Fokusohuni tek anëtarësimi në BE dhe lufta kundër krimit e korrupsionit

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, presidenti i Republikës, Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh të gjithë deputetëve të Kuvendit, duke i bërë thirrje që të fokusohen në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin e Evropian, si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kreu i Shtetit kërkoi që partitë politike të angazhohen … Read more

Kuvendi mblidhet sot jashtë sesionit, Këshilli i Legjislacionit diskuton vendimin e ‘Kushtetueses’ për mandatin e Olta Xhaçkës

Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet sot për të diskutuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Vendimi u mor nga kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali pas kërkesave të opozitës. Në mbledhjen e thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin, t’i dërgojë kësaj gjykate mandatin e Olta Xhaçkës … Read more