“Lejuat 102 kontejnerë me mbetje toksike të trafikoheshin në Portin e Durrësit”- Mirela Kumbaro i përgjigjet Agron Shehajt: Po presim të mbarojnë hetimet, mos përhapni panik!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, iu përgjigj sot në Kuvend akuzave të deputetit Agron Shehaj për 102 kontejnerët që hynë nga porti i Durrësit dhe të cilët dyshohet të jenë me mbetje toksike. Pjesë nga diskutimi: Agron Shehaj: Nuk e di se si po flet Taulant Balla tani, ato plehra toksike janë trafikuar … Read more

VIDEO/ Ende nuk është siguruar hapësira e përshtatshme për ankorim, vazhdon qëndrimin në Radë anija me mbetjet e dyshuara toksike! Çfarë thotë Autoriteti Portual

Anija Moliva do të vazhdojë të qëndrojë në Radë, derisa autoriteti portual të vendosë për lejimin e saj në portin e Durrësit. Duke iu referuar kërkesës së Prokurorisë së Durrësit, që kërkonte angazhimin e disa institucioneve për të gjetur një vend të sigurt mjedisor dhe garantimin e sigurisë fizike përmes monitorimit 24 orë me kamera, … Read more

“Dështim total i instrumenteve të shtetit shqiptar”- 2100 tonë mbetje të dyshuara toksike, Ivi Kaso: Nuk na thuhet se çfarë ka në kontejnerë

Një sasi prej 2100 tonë mbetje, që dyshohet se janë të rrezikshme, me një urdhër të Prokurorisë së Durrësit janë sekuestruar. Në lidhje me këtë problematikë, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Ivi Kaso tha se shteti shqiptar ka dështuar totalisht për të na dhënë një përgjigje se çfarë ka në kontejnerë. “Është dështim total … Read more

“Nëse rrjedhin shkaktojnë ndotje të mëdha”- Mbërritja e kontejnerëve me mbetje toksike, drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Bazelit: Përgjegjësi e qeverisë që t’i japë zgjidhje! Të mos i lëmë vend spekulimeve

Jim Puckett, drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Aksionit të Bazelit thotë se duhet t’i jepet zgjidhje sa më parë dhe të zbulohet se çfarë mbetjesh ndodhen në kontejnerët me mbetje që mbërritën në Durrës. Sipas tij, për këto mbetje është përgjegjësi e qeverisë që ti japë zgjidhje, ndërsa për raste të tjera duhet të trajtohen … Read more

“Nuk do lejojmë të fshihet e vërteta”- PD reagon pas mbërritjes së mbetjeve të dyshuara toksike në Durrës: Bëhet fjalë për të dhëna alarmante, të bëhet transparent testimi i tyre

Anëtari i Kryesisë së PD-së Gligels Muçollari në një deklaratë për media, ka reaguar në lidhje me mbërritjen në Durrës të anijes me 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara toksike, të cilat u sekuestruan nga Prokuroria e Durrësit. Muçollari u shpreh se prokuroria duhet të bëjë transparencë me hetimin pasi sipas rrjetit të Bazelit, mbetjet … Read more

“Anija po mbahet 1 km larg bregut me kërkesë të autoriteteve”- Drejtori i rrjetit të Bazelit nga Durrësi: Jemi 90% të sigurt se ka mbetje toksike! Hapja e kontejnerëve duhet të bëhet nën mbikëqyrje të rreptë

Jim Puckett, drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Aksionit të Bazelit, nga Durrësi ka dalë në një prononcim për mediat lidhur me anijen me 102 kontejnerë me mbetje toksike. Ai deklaroi se anija po mbahet 1 km larg bregut dhe pritet që pasditen e sotme të ankorohet në port. Puckett deklaroi se anija po mbahet 1 km … Read more