U fut për t’u larë në det/ Qerret, mbytet një 42-vjeçare çeke
Një 42-vjeçare nga Çekia ka humbur jetën në plazh e Qerretit në Kavajë. Mësohet se duke u larë në det, ajo u mbyt aksidentalisht. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.