Forumi i Paqes në Paris, Rama: Europa duhet të ketë autonominë e saj

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron, ku edhe këtë vit personalitete nga e gjithë bota mblidhen me në fokus bashkëpunimin mes tyre. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama foli për konfliktin në Ukrainë duke u ndalur edhe tek konfliktit në Lindjen e … Read more

Forumi i biznesit Shqipëri-Turqi/ “Jemi kthyer në një ishull mundësish”, Rama: Partneritet që forcohet çdo ditë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një videomesazh në forumin e biznesit Shqipëri-Turqi. Rama thekson se Shqipëria e Turqia kanë krijuar një partneritet që forcohet çdo ditë. “Shqipëria sot është një vend i hapur, një ishull i bukur mundësish, një ishull ku mund të shumëfishosh investimin tënd dhe jo në shumë, në pak vite. Me taksa … Read more

Forumi BE-WB6/ Rama, batuta me Von der Leyen: U riktheve për të shijuar më shumë diell e më pak mërzi se sa në flluskën tënde të BE në Bruksel

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shkëmbyer batuta me presidenten e KE-së, në hyrje të fjalës së tij në forumin e parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor). Rama u shpreh se Ursula von der Leyen u rikthye në Ballkanin Perëndimor për të sjellë jo vetëm lajme të mira, por edhe detyra shtepie. … Read more

Forumi “BE-Ballkani Perëndimor”/ Presidentja e KE, bizneseve: Tri fushat kryesore ku duhet të investoni

Presidentja e KE Ursula Von der Leyen: -Kompanitë lokale do rriten falë investimeve evropiane dhe do zgjerohen kompanitë në rajon duke krijuar vende pune lokale përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës. Ne po e sjellim BP brenda politikës sonë Industriale të be, të çelim disa prej iniciativa thelbësore ekonomike tonat për ju, dua të flas për … Read more

Forumi BE-Ballkani Perëndimor/ Von der Leyen: Shqipëria me hapa të shpejtë drejt BE-së. Progres në kohë rekord!

Është mbajtur në Tiranë, forumi i investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Në një konferencë të përbashkët presidentja e KE Ursula von der Leyen, vlerësoi Shqipërinë se ka bërë një progres në reformat të rëndësishme. Gjithashtu theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Është kënaqësi që turneun tim ta nis këtu në … Read more

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama: Hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në rajon

Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor). Kryeministri Edi Rama u shpreh mëngjesin e sotëm se kjo është një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota. Rama e cilësoi këtë Forum si një tjetër hap i rëndësishëm … Read more