Shkrumbimi i tregut të fruta-perimeve në Tiranë, shihni si tregtarët përpiqen të shpëtojnë gjithçka që munden, mbledhin edhe lekët e hekurit

Pamje të dhimbshme janë ato të publikuara në videon e mëposhtme, ku një tregtar, përpiqet të shpëtojë gjithçka që mundet, nga tavolina e punës në tregun e fruta-perimeve te Varri i Bamit, pas zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu këtë ambient. Siç shihet dhe nga pamjet, flakët kanë përpirë gjithçka, ndërkohë që dëmet materiale … Read more

Dhunoi tregtarin e fruta-perimeve, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesave ka pezulluar nga detyra, punonjësin e policisë në Lushnjë, i cili tre ditë më parë dhunoi një tregtar të fruta-perimeve. Sipas SHÇBA-së, për punonjësin e policisë është caktuar masa e sigurimit personal, “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi … Read more

Tregtarët e fruta-perimeve në Durrës dalin në protestë: Jemi kundër transferimit të tregut

Tregtarët e fruta-perimeve në Durrës janë hedhur sot në protestë për të kundërshtuar transferimin e tregut rreth tre kilometra në periferi të qytetit, në lagjen numër 18. Bashkia i ka njoftuar tregtarët për të liruar zonën, por ata kundërshtojnë vendimin duke hedhur dyshime se ky transferim në mes të verës është një manovër për t’u … Read more

Alizoti në tregun e fruta-perimeve në Berat: Me PD në qeveri, në xhepat tuaj do të ketë më shumë para

  Koordinatori Politik i PD për Beratin Tomorr Alizoti ka vizituar sot tregun e fruta-perimeve. Gjatë takimeve në tregun e fruta-perimeve në Berat, Alizoti u njoh me vështirësitë që kalojnë tregtarët e vegjël. “Ne zotohemi për një ndryshim cilësor më 25 prill” u shpreh ai. Ai vijoi me mesazhin se “më shumë para në xhepat e … Read more

Mehmetaj në tregun e fruta-perimeve në Fier: Pas 25 prillit, produktet vendase do kenë përparësinë maksimale

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se ka vizituar sot tregun e fruta perimeve në Fier. Mehmetaj thekson se pas 25 prillit, produktet vendase do të kenë përparësi maksimale. Postimi i ish-deputetes Kejdi Mehmetaj: Me Renato Basholli një nga kandidatët më të rinj të Qarkut të Fierit e … Read more

Pandemia nuk ndal eksportet e fruta-perimeve/ Çuçi: Kemi rritje me 18% në 9 muajt e fundit

Eksporti i fruta-perimeve nga Shqipëria nuk është ndikuar nga pandemia e koronavirusit. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi deklaroi nga Lushnja se vetëm gjatë nëntë muajve të fundit eksportet kanë pësuar rritje me 18%.   “Është një ditë e zakonshme, por është plot me produkte bujqësore që presin të shkojnë për eksport. Jam … Read more