“Përtej Traditës” në Pezë: Ushqimi bio, tradita dhe zhvillimi i qëndrueshëm rural

Në emisionin “Përtej Traditës”, të gazetarit Shkëlzen Henkoja në TV Fax News, këtë puntatë udhëtojmë në Pezë, një nga zonat me histori dhe identitet të veçantë, ku tradita dhe vlerat ushqimore vazhdojnë të mbeten shtyllë e jetës komunitare. Peza njihet për produktet e saj natyrale, ushqimin bio dhe kuzhinën tradicionale, të cilat ruhen me përkushtim … Read more

Festë kuqezi në Shkodër/ Tradita, muzika dhe lojërat popullore bashkojnë trevat shqipfolëse

Sheshi para Bashkisë Shkodër u mbush me atmosferë festive dhe motive kuqezi, ku u zhvillua edicioni i 18 i “Lojëra Popullore Fest”. Ky aktivitet tradicional mblodhi bashkë përfaqësues nga trevat shqipfolëse, duke sjellë lojëra, muzikë dhe motive kulturore që ruajnë gjallë trashëgiminë brez pas brezi. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, … Read more

Kodi i Ri Penal, avokati: Kriminalizohen shumë sjellje shoqërore, po nxitojmë! Kur hartohet një ligj, duhet të njihet tradita popullore

Në një intervistë në emisionin “Log.” në News24, avokati Florian Bunjaku shprehu shqetësimin e tij për përmbajtjen dhe mënyrën e shpejtë të implementimit të Kodit të Ri Penal. Ai theksoi se kodi përfshin plot 943 vepra penale, duke përfshirë edhe raste që më parë nuk konsideroheshin të dënueshme, çka sipas tij mund të rëndojë mbi … Read more

Artizanet e Lumës/ Tradita kuksiane ruhet me fanatizëm brez pas brezi

KUKËS- Janë tingujt burimore e këngë dasme të Lumës të përcjellë brez pas brezi. Si dikur në dasmat tradicionale, u mblodhën një grup artizanesh duararta të zonës së Lumes duke sjellë këngët tipike lumjane por edhe punimet e përvojën e tyre në endjen e sixhadeve, qilimave. “Me këtë zanat kam rritur fëmijët. Falë këtij zanati. … Read more

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, Rama: Tradita që mbledh çdo vit mijëra besimtarë

Ditët e pelegrinazhit në majën e Malit të Tomorrit, në Kulmak, të njohura si ditët e shenjta të bektashinjve, bashkojnë çdo vit në Teqenë e Kulmakut mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky pelegrinazh, i cili këtë vit zhvillohet në datat 18-25 … Read more

Mungojnë azilet dhe stafet, Shqipëria në emergjencë për kujdesin ndaj të moshuarve! Si po zbehet në vendin tonë tradita e përkujdesit nga familjarët, faktorët që ndikojnë

Përkujdesi ndaj të moshuarve nga familjarët po zbehet si një traditë në vendin tonë, për shkak të emigrimit të lartë të të rinjve dhe uljes së numrit të lindjeve. Të dhënat e Cens 2023 treguan se gjysma e familjeve kanë persona mbi 60 vjeç, të cilët janë një kontingjent i madh për kujdes në periudhën … Read more