Myslimanët festojnë nesër Kurban Bajramin! Mesazhi i kreut të KMSH: Të mos harrojmë të varfrit, fqinjët dhe të afërmit! Të forcojmë lidhjen me krijuesin tonë dhe njëri-tjetrin

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit. Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Bujar Spahiu, thotë se “Kurbani nuk është thjesht një akt simbolik, por një shprehje e përkushtimit dhe bindjes së njerëzve ndaj Krijuesit … Read more

Grupkapitulli më i vështirë i negociatave? Rama: Nuk ka as paragraf të lehtë! E kemi bërë të qartë, duam të ‘martohemi’ me BE dhe të harrojmë ‘divorcet’

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga Brukseli ku u pyet lidhur me grup kapitullin më të vështirë të Shqipërisë për negociatat me BE, theksoi se integrimi në BE është një proces i gjatë dhe i vështirë, ku çdo hap kërkon një konsultim të hollësishëm dhe një dialog të vazhdueshëm. Ai theksoi se Shqipëria … Read more

“Të ruajmë jo vetëm besimin, por edhe njëri-tjetrin”- Mesazhi i Elisa Spiropalit për Fitër Bajram: Të mos harrojmë të pamundurit dhe të bëjmë politika më të mira

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin, duke dhënë mesazhe për sa më shumë paqe dhe begati. Në prononcim për mediat, Spiropali tha se të gjithë besimtarët kanë vlerën e tyre të padiskutuar, ndërsa theksoi se duhet të bëjmë më shumë politika të mira … Read more

Shqipëria dhuron 1 milion euro për Turqinë/ Rama: Nuk harrojmë çfarë bëri Erdogan për ne në 2019

Shqipëria dhuroi të mërkurën 1 milion euro (1.06 milion dollarë) për fushatën e re të Turqisë për viktimat e tërmetit të quajtur ‘Türkiye One Heart’ (Turqia, një zemër).     Kompani, institucione, organizata dhe individë të ndryshëm kanë bërë donacione për fushatën nëpërmjet një transmetimi të përbashkët të drejtpërdrejtë përmes 200 stacioneve televizive dhe 500 … Read more

Sot ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit, Begaj: S’do ta harrojmë kurrë ndihmën e Turqisë

Sot është ditë zie kombëtare në Shqipëri si një shenjë solidariteti për Turqinë, e cila ka qëndruar pranë vendit tonë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Presidenti Bajram Begaj, teksa shpreh solidaritet për të prekurit, thotë se Shqipëria s’do ta harrojë kurrë ndihmën e Turqisë në 26 Nëntor 2019 Në këtë ditë zie kombëtare, le … Read more

Çavushoglu: Nuk do ta harrojmë kurrë gjenocidin në Srebrenicë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavushoglu, ka përsëritur se gjenocidi në Srebrenicë nuk guxon të harrohet kurrë. “Në 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, kësaj njolle të zezë në historinë e njerëzimit, përkujtojmë vëllezërit dhe motrat e vrara boshnjakë. Kurrë nuk do ta harrojmë”, ka shkruar në një postim në Twitter ministri Çavushoglu. Sot do të … Read more