Familja, kryefjala e Kurban Bajramit në Prishtinë

Ruajtja e moralit, kulturës gjuhës dhe kombit, ishin kolonat e mesazheve të Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, njeriut kryesor që drejton jetën islame aty, si kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës. Në ligjëratën e mbajtur për Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ai apeloi për familje më të mëdha, duke i propozuar qeverisë … Read more

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Festa e sakrificës dhe paqes

Në ditën e shënuar të Kurban Bajramit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një urim të ngrohtë për të gjithë besimtarët myslimanë dhe qytetarët shqiptarë, përmes rrjeteve sociale Facebook dhe X. Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit thekson rëndësinë shpirtërore dhe njerëzore të kësaj feste: “Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët … Read more

“Gëzuar Kurban Bajramin”/ Mesazhi i kryeministrit Edi Rama për të gjithë besimtarët myslimanë

Në kuadër të festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë përmes një postimi në rrjetet sociale. Në një mesazh të shkurtër por simbolik, ai shkruan: “GËZUAR KURBAN BAJRAMIN”, duke e shoqëruar urimin me një fotografi nga ambientet e një xhamie. Ky mesazh i thjeshtë vjen si shprehje e respektit … Read more

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin në mbarë Shqipërinë! Ceremonia e faljes në Tiranë u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

  Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Mijëra qytetarë u mblodhën në orët e para të mëngjesit në sheshe dhe xhami për të kryer faljen e Bajramit, në një atmosferë lutjeje, reflektimi dhe solidariteti. Ceremonia kryesore e faljes në Tiranë u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku morën pjesë besimtarë nga kryeqyteti dhe më … Read more

Festa e Kurban Bajramit, Berisha uron besimtarët mysliman: Sakrificat e lutjet tuaja qofshin të pranuara për të mirën tuaj, të familjeve dhe të gjithë Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha u ka uruar besimtarëve në këtë ditë të madhe lutje dhe sakrifica të pranuara. “Urim! Besimtarëve muslimanë nga zemra i uroj Gëzuar Kurban Bajramin. Sakrificat e lutjet tuaja qofshin të pranuara nga Zoti … Read more

Myslimanët festojnë nesër Kurban Bajramin! Mesazhi i kreut të KMSH: Të mos harrojmë të varfrit, fqinjët dhe të afërmit! Të forcojmë lidhjen me krijuesin tonë dhe njëri-tjetrin

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit. Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Bujar Spahiu, thotë se “Kurbani nuk është thjesht një akt simbolik, por një shprehje e përkushtimit dhe bindjes së njerëzve ndaj Krijuesit … Read more