Myslimanët festojnë nesër Kurban Bajramin! Mesazhi i kreut të KMSH: Të mos harrojmë të varfrit, fqinjët dhe të afërmit! Të forcojmë lidhjen me krijuesin tonë dhe njëri-tjetrin

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit. Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Bujar Spahiu, thotë se “Kurbani nuk është thjesht një akt simbolik, por një shprehje e përkushtimit dhe bindjes së njerëzve ndaj Krijuesit … Read more

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, kreu i KMSH: Kishte vlerësim të lartë për Shqipërinë, humbëm një lider fetar që punoi për paqe

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spahiu thotë Papa e donte Shqipërinë dhe kishte një vlerësim të lartë për vendin tonë. Kreu i KMSH tha se sot “bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por … Read more

“Gyleni dhe Erdogani kanë qenë miq”- Debat mes Neshos dhe Arapit, publicisti: Pse duhet një organizatë terroriste të pushtojë KMSH?! Të shpallet e paligjshme

Ardhja e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, ka rihapur diskutimet për çështjen “gylen”. Në studion e emisionit Open, ish-ambasadori Agim Nesho dhe publicisti Florian Arapi kanë debatuar për këtë çështje. Nesho tha se Gyleni me Erdoganin kanë qenë miq, ndërsa Arapi e ka kundërshtuar duke thënë se … Read more

“Duket që je i tredhur nga…”- Lubonja përplaset me nënkryetarin e KMSH: Komunitetet fetare kanë humbur autonominë, ka ndërhyrë politika

Analisti Fatos Lubonja i është drejtuar me kritika nënkryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Taulant Bici, lidhur me mungesën e përfaqësuesve të këtij institucioni në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Lubonja tha se “nga mënyra sesi flet Bici duket që është i tredhur nga pushteti i Ramës dhe Erdoganit”, ndërsa shtoi se institucionet fetare kanë humbur … Read more

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, reagon Berisha: E nisëm ne në prill 2013, por u pengua për 11 vite. Ofendim që kreu i KMSH nuk do të jetë në ceremoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë sot në Tiranë nga Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë është nisur nga demokratët që në prill të vitit 2013, por sipas tij, kryeministri Edi Rama … Read more

Hapja e pritshme: KMSH, “shpërthim dashurie” ndaj Erdoganit

Më në fund, një njoftim zyrtar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, ka hequr çdo hije dyshimi nëse në inugurimin e Xhamisë së Madhe të enjten do ishte e përfaqësuar dhe KMSH, një institucion që Turqia e sheh vëngër, për shkak të dominimit aty të elementit gylenist në drejtim, ndonëse vetë kryetari, Bujar Spahiu, nuk është i … Read more