Lezhë nën ujë/ Situata problematike në Kurbin, rritet niveli i ujit në fshatin Adriatik

Situata e përmbytjeve në Qarkun e Lezhës vijon të mbetet problematike. Më e prekur është zona e Kurbinit, ku fshati Adriatik ka regjistruar sërish rritje të nivelit të ujit gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, në zonat Fushë Kuqe dhe Patok situata është më e qetë, pasi uji është tërhequr dhe bizneset kanë nisur pastrimin e … Read more

Rritet niveli i ujit në Durrës, 400 banorë të evakuuar

Situata në Durrës vijon të mbetet kritike për shkak të reshjeve të dendura të natës së kaluar, të cilat kanë përkeqësuar gjendjen e lagjeve dhe rrugëve kryesore të qytetit bregdetar. Sipas raportimeve niveli i ujit në disa zona periferike ka arritur në shkallë të lartë, duke i bërë të pakalueshme disa rrugë. Rruga e Shkozetit, që … Read more

Moti i keq në Vlorë/ Evakuohen 13 banesa në Novoselë, rritet niveli i ujit

Kryetari i Njësisë Administrative Novoselë, Kanan Shakaj, ka njoftuar se situata në territor është serioze për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Sipas tij, deri tani niveli ka arritur 7.3 metra dhe pritet të rritet edhe më shumë gjatë orëve në vijim. Si masë paraprake, janë evakuuar 13 banesa, ndërkohë që strukturat e emergjencave … Read more

Vërshimi i ujit, Lamallari në burgun e Durrësit: Janë marrë të gjitha masat për normalizimin e gjendjes

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ishte sot në Durrës për të parë nga afër situatën e krijuar në IEVP-në e këtij qyteti pas vërshimit të ujit prej reshjeve intensive të orëve të fundit. Në një prononcim për publikun, ministri është shprehur se ka qenë në monitorim të situatës prej orëve të para të të ditës … Read more

Tentoi të kalonte lumin dhe e mori rrjedha e ujit, humb jetën 66-vjeçari në Mat

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit. 66-vjeçari Xhemal Zhuku, teksa ka tentuar të kalojë lumin Mat, është marrë nga rrjedha e fortë e ujit. Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në kërkime … Read more