“Nuk mund të ketë më persona që fshihen pas pushtetit”/ SPAK kërkoi arrestimin e Ahmetaj, avokati për Panorama TV: Zinxhiri për zyrtarët s’ka përfunduar, ja çfarë sjell gushti

Avokati, Jordan Daci në një intervistë për Panorama TV ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj i akuzuar për 3 vepra penale, ku tha se kjo ngjarje ishte e pritshme pas aferës së inceneratorëve. Daci tha se pas kësaj afere nuk ka përfunduar zinxhiri i arrestimeve për zyrtarët e lartë në … Read more

“Paratë përfundojnë në ofshore, Rama grabiti nga buxheti i shtetit 122 mld lekë”/ Berisha: Zinxhiri i gjyqeve në Gjykatën e Arbitrazhit nuk kanë fund, ‘Rilindja’ po gjobit vendin…

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Kamzë me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha tha se ky i fundit do të ndryshojë gjendjen e Bashkisë dhe se do të ofrojë shërbim të merituar për qytetarët. Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka vjedhur në një vit nga buxheti i shtetit 122 miliardë lekë, … Read more

10 plumba në drejtim të Naim Bajrit, biznesmeni po pinte kafe me punëtorin e tij, zinxhiri i ngjarjeve kriminale pas vrasjes së të birit. Reagon policia

Naim Bajri, 68-vjeç, është viktima e radhës e përplasjeve me armë mes fiseve në Shkodër, që kanë shkaktuar dhjetra të vrarë në këto vitet e fundit. Biznesmeni i peshkut u ekzekutua mëngjesin e sotëm në afërsi të markatës në lagjen rus, teksa ishte duke pirë kafen me punëtorin e tij, i cili po ashtu ka … Read more

Manastirliu dhe ambasadorja Yuri Kim në Shtiqën të Kukësit: Fuqizohet zinxhiri ftohës në qendrat shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, së bashku me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, drejtuesen e zyrës së OBSH në Shqipëri, Geraldine Mc Weeney dhe drejtuesin e UNICEF për Shqipërinë, Dr. Roberto de Bernardi, kanë vizituar qendrën shëndetësore në Shtiqën të Kukësit, për të parë nga afër zinxhirin ftohës … Read more

‘A e di se na ke borxh’, si nisi zinxhiri i hakmarrjeve në Shkodër, Prek Tonaj në konflikt me dy familje, me njërën sherri kishte filluar për votat

Detaje të reja dalin në dritë nga ekzekutimi që ndodhi dje në Shkodër, ku u vra me breshëri kallashnikovi shtetasi Prek Tonaj. Mësohet se autori përpara se ta qëllonte i ka folur shkurt Tonajt duke i thënë: A e di se na ke borxh? Por si ka nisur kalvari i hakmarrjes për familjen Tonaj, ku … Read more

Bandat e ’97-tës marrin akoma jetë/ Detaje nga ekzekutimi i Semakut, dyshohet se u nxor në kurth nga të njohurit e tij, sekuestrohen dhjetra kamera sigurie (Zinxhiri i vrasjeve)

Bandat e krijuara gjatë vitit të mbrapshtë të 1997-ës, vijojnë të prodhojnë ende viktima. Ish anëtari i bandës së Aldo Bares, Elton Mermali, i cili kishte ndërruar emrin në Alban Semaku, ishte një nga njerzit më të besuar të kreut të bandës famkeqe. Larja e hesapeve është pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet. Ndërsa hetuesit … Read more